Zvogëlohet numri i punëtorëve pa pagë në Kroaci
Zagreb, 21 korrik - Numri i të papunëve në Kroaci, të cilëve punëdhënësit në mënyrë të parregullt ua paguajnë pagën, në maj ka arritur 13.900, që është zvogëlim i dukshëm në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kur kjo shifër arrinte 21.000 punëtorë.
Trendi i tillë ndodhë falë vargut të masave që janë kontraktuar në këshillin social-ekonomik, transmetoi agjencia Hina.
Megjithatë, përfaqësuesi i Sindikatës, Mlladen Novosell kërkon që së shpejti të formohet Fond garantues, nga i cili do tu dërgoheshin pagat atyre punëtorëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk do ta marrin të ardhurat e merituara personale.
Novosell njëherësh përkujtoi në faktin disfatues se raporti i sotëm në Kroaci mes punëtorëve dhe pensionistëve arrin 1,24 ndaj 1, duke shtuar se çdo model i reformave pensioniste do të ishte jofunksional, nëse së shpejti nuk hapen vende të reja pune.