05 Maj 2024

Zvicrra vazhdon ta mbështesë arsimin në Kosovë

Prishtinë, 24 mars - Ministria e arsimit dhe qeveria zvicerane nënshkruan një marrëveshje për grante shkollore.

Këto grante janë mbështetje për shkollat partnere të projektit “Mbështetja e arsimit profesional dhe trajnimit”, e zbatuar nga zyra zvicerane për bashkëpunim.
 
Qeveria zvicerane vazhdon të mbështesë arsimin në Kosovë përmes granteve për shkollat profesionale.

Nga nënshkrimi i marrëveshjes së sotme, nga këto grante përfitojnë dhjetë shkolla nga tetë komuna të Kosovës.

Këshilltari politik në ministrinë e arsimit, Ragip Gjoshi, tha se këto grante ndihmojnë në ngritjen e cilësisë në shkollat profesionale.

Zëvendës drejtori i zyrës zvicerane për bashkëpunim, Guido Beltrani, tha se kjo zyrë vazhdon të mbështesë arsimin profesional në Kosovë.

“Punëtoritë të cilat janë krijuar nëpër shkollat partnere janë duke u shfrytëzuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit. Tani do të plotësohen me pajisje dhe instrumente të nevojshme në bazë të marrëveshjes së nënshkruar sot. Kjo praktikë do të na shërbejë si një model që do të përkrahë procesin e decentralizimit në sistemin e arsimit në Kosovë.”

Këto investime do të menaxhohen nga shkollat dhe do të monitorohen nga drejtoritë komunale, në mënyrë që të forcohet më shumë autonomia e shkollave. Shkollat partnere të projektit zviceran për arsimin profesional, përfitojnë nga ky projekt 100 mijë euro.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)