17 Nëntor 2024

Zvicranët e kundërshtuan rritjen e rezervës së arit

Bernë, 1 dhjetor - 77 për qind e votuesve në referendumin e së dielës në Zvicër e kundërshtuan rritjen e rezervës së arit të bankës qendrore zvicerane.

Në referendumin e quajtur \"Kthimi i arit zviceran\", kërkohej rritja të paktën deri në 20 % e pjesës së arit në rezervën e Bankës Kombëtare Zvicerane, ndalimi i shitjes së mëtejshme të arit nga kjo bankë

dhe rikthimi në vend i arit në pronësi zvicerane. Për të arritur që 20 % e pasurisë së saj të jetë ar, Banka Kombëtare Zvicerane duhet të blejë 1500 tonë ar me një vlerë afro 72.5 miliardë dollarë dhe të tërheqë arin zviceran të depozituar në Britani dhe Kanada.

Zvicra është vendi me përqindjen më të lartë të arit për frymë në botë. Tani ari përbën 7 % të rezervës së Bankës Kombëtare Zvicerane.

Qeveria e parlamenti federal zviceran ishin të mendimit se masat e parashikuara në referendum do të kufizonin lirinë e Bankës Kombëtare dhe përqindja e përcaktuar e arit nuk ishte në të mirë të masave të kësaj banke për stabilitetin e çmimeve dhe zhvillimin ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)