Zvicra refuzon pensionet invalidore për kosovarët
Bern, 1 prill - Enti shtetëror Social i Zvicrës ka miratuar dje ligjin mbi pensionet e shtetasve të Kosovës.
Gjatë miratimit është sjellë vendimi që kosovarëve që shfrytëzojnë kryesisht pensione invalidore të cilët nuk jetojnë në Zvicër të mos u paguhet pensioni, apo renta e cila u takon.
Edhe ankesa dhe plani i ardhur nga Kosova është refuzuar nga gjykata. Arsyeja e refuzimit është ngase shumica e tyre marrin pensionin nga Zvicra, përderisa në Kosovë njihen si njerëz të shëndoshë dhe pa komplikacione.
Përpjekja e Zvicrës për t`i hulumtuar këto raste përmes një kompanie agjentësh, nuk kishte sjellë suksese.