Zvicra përkrahë Agjencinë Kosovare të Pronës
Prishtinë, 24 qershor - Në Ministrinë e Financave, sot zëvendësministri Ramadan Avdiu nënshkroi marrëveshjen për financimin e Projektit për Agjencinë Kosovare të Pronës në vlerë prej 1.230.000, 00 eurosh, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Republikës së Zvicrës e përfaqësuar nga Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministrisë së Financave, marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri Ramadan Avdiu, ndërsa në emër të Qeverisë së Republikës së Zvicrës, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Samuel Waelty
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje edhe njëherë dëshmon përkushtimin e Qeverisë Zvicerane për ta ndihmuar financiarisht Republikën e Kosovës në fusha të rëndësisë së veçantë dhe për këtë Zvicra është edhe njëri ndër donatorët më të madhej në Kosovë. Kjo Marrëveshje siguron kornizën ligjore për kontributin e Qeverisë zvicerane në lidhje me mandatin e Agjencisë Kosovare të Pronës për zgjidhjen e kontesteve të së drejtës së pronës në sferën e pronave bujqësore dhe atyre komerciale. Ky kontribut ofrohet në kuadër të kornizës së bashkëpunimit teknik, financiar, ndihmës humanitare të Qeverisë zvicerane në të mirë të Kosovës si dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës zv.ministri Ramadan Avdiu, falënderon shtetin Zvicrës dhe popullin zviceran për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për të gjitha ndihmat dhe donacionet që kanë dhënë deri më tani, duke shprehur gatishmërinë e plotë që edhe më tutje të vazhdoj ky bashkëpunim, i cili gjatë viteve të kaluara ka rezultuar të jetë shumë i frytshëm ndërmjet dy shteteve
Implementimi i kësaj Marrëveshjen do të bëhet duke respektuar Marrëveshjen Kornizë rreth Bashkëpunimit Teknik dhe Financiar dhe Ndihmës Humanitare ndërmjet Këshillit Federal të Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar më datë 06.10.201