Zvicra përkrah projektin e eliminimit të ujerave të zeza në Gjakovë
Vlera e tërësishme e të dy projekteve është më shumë se 35 milion euro.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ministri Beqaj theksoi se Konfederata e Zvicrës ka përkrahur fuqishëm nga pas lufta sektorin e ujërave.
Sot, nënshkruam dy marrëveshje bashkë me Qeverinë e Konfederatës Zvicerane që do të ndikojnë në përmirësimin e sektorit të ujit në Republikën e Kosovës. Qeveria e Konfederatës së Zvicrës me paratë e taksapaguesve zviceran ka mbështetur fuqishëm që nga paslufta sektorin e ujërave .
Ministri Beqaj falënderoi Ambasadoren Lang dhe popullin e Zvicrës për mbështetjen që e ka dëshmuar në realizimin e projekteve kyçe që përmirësojnë furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza, por gjithashtu për mbështetjen e tyre të fuqishme gjatë këtyre për Qeverinë dhe popullin e Kosovës në shumë sektorë ekonomik dhe shoqëror.
Ndërtimi i fabrikës së trajtimit të ujërave të zeza në Gjakovë do të mbështetet me 8 milion euro nga Qeveria Zvicerane dhe 6 milion euro donacion nga Qeveria Gjermane. Ku komuna e Gjakovës do të marr përsipër shpronësimet e nevojshme.
Ministri Beqaj bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është në bisedime me Qeverinë e Zvicrës dhe Qeverinë Gjermane për të siguruar në vitin e ardhshëm projektin për ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza edhe për Pejën, dhe theksoi se realizimi i projekteve në Prizren, Gjakovë dhe Pejë do të ndikoj ndjeshëm në përmirësimin e pellgut të Drinit të Bardhë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se projekti tjetër i vazhdueshëm është bashkëfinancimi për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes në zonat rurale që do të ndikoj në përmirësimin e kushteve sanitare. Kjo fazë parashihet që të përmbyllet brenda katër viteve të ardhshme dhe është vazhdimësi e mbështetjes së Qeverisë Zvicerane e këtij sektori që nga përfundimi i luftës.
I pari i Ministrisë së Financave shfrytëzoi rastin që të ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ti përgjigjen pozitivisht pagesave të shërbimeve e ofruara nga ujësjellësit , sepse me investimet e vazhdueshme në këtë sektor dhe gatishmërinë e qytetareve në këtë drejtim se bashku do të rritet efikasiteti i e shërbimeve ndaj tyre.
Ambasadorja zvicerane në Prishtinë, Krystyna Marty Lang tha se Qeveria e Zvicrës është duke e festuar angazhimin e saj 15 vjeçar në Kosovë dhe theksoi se deri më tani Zvicra është e angazhuar në disa fusha, por në veçanti në sistemin e furnizimit me ujë dhe ujërave të zeza në Kosovë.
Vetëm në këtë drejtim janë investuar mbi 45 milionë franga. Ne fuqimisht besojmë se qasja në ujë të pijshëm është një ndër të drejtat bazë të njeriut. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të përkushtohemi në këtë sektor për shkak se është shumë me rëndësi që popullata te ketë ka qasje në ujë të pijshëm dhe gjithashtu është shumë e rëndësishme për Qeverinë e Zvicrës që të përkrahim Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e këtyre projekteve tha ambasadorja Lang.
Ajo tha se është me rëndësi të kemi një sistem funksional të ujit të pijshëm, por edhe një sistem funksional të trajtimit të ujërave të zeza.
Përpos faktit të zhvillimit ekonomik kjo ka rëndësi gjithashtu edhe për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ne besojmë se sistemi i ri i trajtimit të ujërave të zeza në Gjakovë në mënyrë të ndjeshme do të përmirësojë jetën e qytetarëve të Gjakovës.
Ajo bëri të ditur se Qeveria e Zvicrës do të investojë në këtë projekt përafërsisht 8 milionë euro dhe s ene realizimin e këtij projekti merr pjese edhe Qeveria e Kosovës dhe partnerë tjerë në investime.
Mirëpo, ky sistem nuk do të funksionojë përderisa qytetarët nuk do ti përgjigjen pagesave të shërbimeve të sistemit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza, tha ambasadorja Krystyna Marty Lang, duke falënderuar në veçanti Ministrin Beqaj dhe ekipin e ti, si dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë bërë të mundur këtë projekt të rëndësishëm.
Ajo gjithashtu të falënderoi edhe partnerët gjerman, pa ndihën e të cilëve ky projekt nuk do të mund të realizohej shtoi ajo.