Zvicra, Norvegjia dhe Austria reduktojnë papunësinë në minimum
Bernë, 30 prill - Përderisa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian luftojnë me papunësinë, disa shtete, si Zvicra, Norvegjia dhe Austria arrijnë që numrin e papunësisë ta reduktojë në minimum.
Norma mesatare e papunësisë në BE në muajin shkurt ka arritur 10,9 për qind, përderisa në vendet e Eurozonës 12 për qind rekorde.
Por opinionin zviceran e shqetësoi lajmi se numri i të papunëve ka arritur në 150.000 gjegjësisht normë prej 3,2 për qind.
Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, arrin të luftojë me krizën, edhe pse ekonomistët e saj të cilët paralajmërojnë në pasojat e rikonstruimit, para se gjithash në sektorin bankar, konsiderojnë se është pa sukses, rritja e paraparë e bruto prodhimit vendor prej 1,3 për qind në vitin 2013, përkatësisht 2,1 për qind në vitin 2014.
Kur në vitin 2009 kriza e goditi ekonominë norvegjeze, buxheti në agjencitë norvegjeze për punësime dukshëm është rritur, përderisa punëtorët e pushuar nga puna, përmes entit për punësime, janë dërguar në shkollim shtesë, veçanërisht të rinjtë. Politikë e ngjashme është zbatuar edhe në Austri.