Zvicra ngrin pasurinë e 180 qytetarëve iranianë
Bern, 25 dhjetor - Bëhet e ditur se qeveria zvicerane ka miratuar sanksione të reja kundër Iranit.
PressTv njofton se këto sanksione përfshijnë ngrirjen e pasurive të 180 qytetarëve iranianë, veçanërisht atyre që janë aktivë në fushën e transportit.
Vlen të theksohet se në fillim të muajit dhjetor edhe BE kishte miratuar sanksione për 180 kompani dhe qytetarë iranianë.
Sanksionet e këtyre vendeve nuk janë gjë tjetër veçse ndjekje e verbër e politikave anti-iraniane të SHBA.
Irani edhe pse ka qenë i sanksionuar vite me radhë, por ka arritur të ketë zhvillim dhe progres normal në të gjitha rrafshet.