Zvicra më e mira
Vjenë, 27 gusht - Midis vendeve anëtare të OECD, Zvicra klasifikohet ndër vendet ku njerëzit punojnë më shumë, jetojnë më gjatë, si dhe kanë të ardhurat më të larta.
Rajonet ku punojnë më shumë në vend të parë renditet rajoni i Northern-Kanton, Koshin, në Japoni, në vendin e dytë North Dakota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vend të tretë rajoni i Aland në Finlandë.
Në se do ti besohet statistikave të botuara në muajin qershor të këtij viti, Zvicra është një nga vendet ku jetohet më mirë, në gjirin e Organizatës së Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OCDE).
OCDE-ja ka renditur një seri të dhënash për rajonet e vendeve anëtare të saj, me qëllim që të eksperimentojë një mënyrë të re të vlerësimit të cilësisë së jetës.
Kriteret e zgjedhura për klasifikim përfshinin treguesit si më poshtë:
Përqindja e banorëve të cilët, të paktën kanë nivelin e arsimimit të mesëm;
përqindja e punësimit;
përqindja e papunësisë;
të ardhurat bruto për banorë;
përqindja e vdekjeve për 100 000 banorë ;
përqindja e vdekshmërisë;
jetëgjatësia;
përqindja e pjesëmarrjes në votime;
Aksesi në internet me një shpejtësi të lartë.
Punësimi, pasuria zvicerane.
Duke krahasuar 367 rajone të OCDE-së, Zvicra është kampione e mirëqenies: të gjitha rajonet e saj renditen në vendet e para të klasifikimit të bërë për disa kritere si niveli i arsimimit, jetëgjatësia, përqindja e punësimit, të ardhurat apo dhe siguria.
Zvicra shkëlqen në mënyrë të veçantë për përqindjen e saj të punësimit: pesë rajone të saj renditen në 10 rajonet me nivelin më të lartë të punësimit,nga 82,6 deri në 85 % të popullsisë.
Kampion për nivelin e punësimit renditet South Island në Zelandën e Re me përqindje punësimi që kap shifrën 85,7 %, për një popullsi më pak se një milion banorë.
Spanja dhe Greqia janë nga vendet më të prekura nga papunësia. Në Spanjë, niveli më i lartë i papunësisë është në rajonin e Ceuta (34.5 %) dhe të Andaluzisë (33.8 %), ndërsa në Greqi rajoni i Greqisë Veriore (24.3 %) dhe i Greqisë qendrore (21.9 %).
Meksika dhe Kili janë vendet më të varfëra të OECD.
Lidhur me çështjen e punësimit, për shembull të dhënat zbulojnë se 22 rajone franceze kanë klasifikime shumë të afërta në përqindjen e papunësisë. Gjithsesi, 21 nga 22 rajonet e Francës renditen në gjysmën e dytë të klasifikimit.
Në jetëgjatësinë e popullsisë, komuniteti i Madridit mban rekordin në vendet antare të OCDE (84 vjeç) me jetëgjatësinë më të lartë ndërsa në Turqi, në rajonin veri-lindor të Anatolisë, jetëgjatësia mesatare është deri 71,1 vjeç. Ndërsa tre nga rajonet franceze bëjnë pjesë në 20 rajonet ku jetohet më gjatë.
Një e dhënë tjetër interesante ka të bëjë me sigurinë, e cila është vlerësuar në studimin e bërë, duke marrë si tregues numrin e vrasjeve për 100 000 banorë.
Franca, ku çështja e sigurisë është rregullisht në debatin politik, konsiderohet të jetë një nga shtetet më të sigurta: 20 nga 22 rajonet franceze renditen në gjysmën e dytë të klasifikimit të rajoneve me më pak vrasje.
Normandia e poshtme është një nga rajonet më të sigurta me 0.8% të vrasjeve për 100 000 mijë banorë. Koriska bën përjashtim me 73 % të vrasjeve për 100 000 banorë dhe është rajoni I tretë më pak i sigurt i OCDEsë.