Zvicra kërkon 134 mijë punëtorë të rinj me orar të plotë
Bernë, 22 janar - Zvicra ka nevojë deri në 134 000 punëtorë me orar të plotë të cilët do të jenë të nevojshëm për t\'u kujdesur për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara.
Këtë parashikim e ka bërë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV).
Siç raporton Sonntagszeitung, kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030.
Numri më i madh i stafit është llogaritur sipas hulumtuesve për të moshuarit.
Në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë, shkruan \"albinfo.ch\".
Tashmë shtëpitë dhe institucionet sociale kanë vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar.
Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, deri më 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore.
Konferenca e Drejtorëve të Enteve Sociale (SODK) është duke shqyrtuar mundësinë nëse emigrantët mund të zhvillohen më tutje dhe të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në kujdesin e fëmijëve