19 Nëntor 2024

Zvicra heton invalidët mashtrues

Bernë, 16 tetor - Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore në Zvicër (BSV) ka hetuar gjashtë raste të mashtrimeve të mundshme të pensionistëve invalidë nga Kosova.

Përveç mashtrimeve të pensionistëve kosovarë kjo zyrë ka hetuar edhe ata tajlandezë, shkruan sot gazeta Tribuna.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Zvicra ka përzgjedhur Kosovën. Nga gjashtë raste të hetuara, një ka dalë të jetë mashtrim. Zyrtarët zviceranë nuk e tregojnë identitetin, por shpjegojnë se atij personi, pensioni i është bllokuar pensioni dhe i është kërkuar kthimi i parave.

Numri i madh i shtetasve të huaj që kanë punuar në Zvicër, por që pensionin e shfrytëzojnë në vendet e origjinës, nuk e ka penguar shumë shtetin në fjalë.

Megjithatë, dyshimet se shumë prej këtyre pensionistëve kanë mashtruar autoritetet zvicerane, duke përfituar e shfrytëzuar pensionin e parakohshëm invalidor, i kanë shtyrë të veprojnë.

Hetimi ka filluar në vitet 2009 dhe 2010, ka thënë Harald Sohns, sipas të cilit hetimi është kryer në mënyrë të pavarur, pa u kontaktuar autoritetet kosovare.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)