07 Nëntor 2024

Zvicra e gatshme ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e ekonomisë

Prishtinë, 7 dhjetor - Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean Hubert Lebet,  u prit në takim sot nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, me ç ‘rastë temë diskutimi ishin çështjet  aktuale në Kosovë, por në veçanti avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.

Gërxhaliu shprehi falënderim tek ambasadori Lebet, për mbështetjen që i shteti zviceran i  jep Kosovës në forma të ndryshme,  por me theks të veçantë për trajtimin e mirë të diasporës shqiptare në Zvicër.

"U jemi mirënjohës për mbështetjen që Zvicra i’a jep Kosovës, sidomos në edukim, ambientalizëm, në aspektin social dhe në veçanti në transfere të teknologjisë dhe sistemit "Know How", për çka Kosova ka shumë nevojë”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se përvoja zvicerane në këtë drejtim është më se e mirëseardhur.

“E vlerësoj lartë ambasadorin Lebet për angazhimin e tij për eliminimin e barrierave sa i përket procedurave të vizave për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Nga ana e tij ambasadori Lebet theksoi se Zvicra do të vazhdoj të mbështes Kosovën në sfidat e saj në të ardhmen,  por mendon që Kosova së pari duhet të ndihmoj vetveten.

Sipas tij, Kosova mund ta ndihmojë vetën në sundimin e rendit dhe ligjit, ekonomi, stabilitet social, reformat në sistemin e arsimit e  në veçanti në përmirësimin e imazhit të saj.

Ai foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetaret e Kosovës dhe deklaroi se do të angazhohet edhe më shumë në lehtësimin e procedurave,  sidomos për të moshuarit dhe për komunitetin e biznesit.

Sipas tij,  lëvizja e lirë mund të jetë garanci e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së. "Është koha kur Kosova duhet t’i kryej obligimet e saj sa i përket sundimit të rëndit dhe të ligjit, në veçanti të përmbush obligimet e dala nga Komisioni Evropian me qëllim të përfundimit të izolimit të vendit si pasojë e mos liberalizimit të vizave”, deklaroi Lebet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)