Zvicra do të përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës
Prishtinë, 18 mars - Ambasadori i Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger ka deklaruar sot se sikurse edhe deri më tash Zvicra edhe në të ardhmen do të vazhdoj të përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gjatë takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ambasadori Beglinger ka vlerësuar se për Zvicrën është shumë me rendësi dialogu në mes të sektorit privat, OEK dhe të Qeverisë.
Ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet pa sektorin privat. Ne tashme i kemi nënshkruar disa marrëveshje me Kosovën dhe Zvicra e përkrah Kosovën me shume mjete në aspektin ekonomik, që para se gjithash ka për qëllim punësimin e te rinjve. Jam shumë i bindur se Qeveria në bashkëpunim me OEK do te jap kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim|, tha ambasadori Berlinger.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka theksuar se Zvicra i ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.
Zvicra ka pjesën dërmuese te diasporës shqiptare dhe është vendi i cili nder te paret e ka pranua pavarësinë e Kosovës. Është shtet i cili vërtet ka bere shume ne aspektin teknik dhe ne bartjen e aktiviteteve pozitive ne Kosove.
Kryetari Gërxhaliu ka informuar ambasadorin e Zvicrës lidhur me situatën aktuale në vend dhe me bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve, duke theksuar se duhet te mendohet në aspekt afatgjate