Zvicra do ta mbështes Kosovën edhe në të ardhmen
Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Financave , Bedri Hamza priti sot në takim Ambasadoren zvicerane në Prishtinë, znj. Krystyna Marty Lang.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetërorë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Zvicrës.
Ku me këtë rast, Ministri Bedri Hamza, duke falënderuar qeverinë dhe popullin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës, kërkoi nga Qeveria e Zvicrës ta mbështet Kosovën edhe në të ardhmen, sidomos në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillim ekonomik të saj.
Ministri Hamza gjithashtu njoftoi ambasadoren zvicerane, znj. Marty Lang për zhvillimet financiare dhe ekonomike në vend, për të arriturat e Qeverisë së Kosovës gjatë këtij vitit fiskal, si dhe planet për vitet e ardhshme.
Ndërsa, ambasadorja zvicerane, znj. Krystyna Marty Lang, duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë zvicerane, shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për vazhdimin e një bashkëpunimi më të fuqishëm ndërshtetërorë, sidomos në fushën e eliminimit të taksave të dyfishta.
Në fund të këtij takimi Ministri Bedri Hamza, shfrytëzoi rastin që përmes ambasadores zvicerane të ju bëjë thirrje bizneseve zvicerane që të shohin mundësinë e investimeve të tyre në Kosovë, për shkak se , sipas tij, Kosova ofron kushte dhe mundësi të mira për investitorët.