Zvicra bëri thirrje për disa modele të reja për të dhënat bankare

Bernë, 15 prill - "Zvicra bëri thirrje për disa modele lidhur me të dhënat bankare", u shpreh ministrja zvicerane e Financave, Eveline Widmer-Schlumpf në një intervistë për të përditshmen vendase, "Le Temps".
"Sot, norma është shkëmbimi i të dhënave bankare dhe jo ai automatik", deklaroi ajo për të përditshmen zvicerane.
Eveline Widmer-Schlumpf shtoi se një grup ekspertësh ishte duke zhvilluar bisedime mbi këtë çështje.
"Unë jam e bindur se është e rëndësishme të marrim në konsideratë disa alternativa", theksoi ajo.
Ministrja zvicerane shprehu gjithashtu dyshime mbi zbatimin universal të një modeli mbi të dhënat automatike bankare.