Zvicra, 2300 euro në muaj për çdo banor
Bernë, 3 janar - Për gjashtë muaj, shtetasit e Zvicrës duhet të dalin në referendum dhe të votojnë nëse e mbështesin propozimin që edhe të punësuarit edhe të papunët të marrin nga shteti të ardhura mujore fikse prej 2500 frangash (2300 euro) për të rriturit, ndërsa të pensionuarit dhe fëmijët më pak.
Ideja është që njerëzit tia përkushtojnë shumicën e kohës së tyre gjërave që vërtet u interesojnë, dhe jo të mendojnë tërë kohën për vendin e punës dhe si ti përmbushin nevojat kryesore financiare dhe ato për ushqim.
Për ta financuar këtë, shteti do të duhet ti rrisë taksat për shtetasit më të pasur.
Një plan të ngjashëm propozoi edhe qeveria e Finlandës, e cila paralajmëroi vendosjen e të ardhurave themelore prej 800 eurosh në muaj për të gjithë shtetasit e vet nga nëntori i këtij viti.
Por, shteti i parë që e zbatoi këtë projekt të quajtur utopi komunistike ishte Holanda