Zvicëra uli parashikimin për rritje

Bern, 15 qershor - Zvicëra, për shkak të problemeve financiare në evrozonën, uli shkallën e parashikimit të rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm në 1.6 për qind.
Siç transmetojnë agjencitë, shteti zvicran rishikoi shkallën paraprake të parashikuar të rritjes ekonomike prej 1.8 për qind.
Zvogëlimi i parashikimit për rritje ka të bëjë me rritjen e rreziqeve të jashtme tregtare lidhur me krizën në evrozonën, kumtuan autoritetet zvicrae.