18 Nëntor 2024

Zvicër, Buxheti i vitit 2015 me 500 milionë tepricë

Bernë, 26 qershor - Me rastin e caktimit të buxhetit të vendit për vitin 2015, Këshilli Federal i Zvicrës ka paraparë një tepricë prej 500 milionë frangash.

Kjo do të bëhet e mundur falë kursimeve prej rreth 700 milionë frangash, që pritet të realizohen falë masave të një programi kursimesh, të cilin më parë parlamenti i vendit e pati hedhur poshtë.

Përkundër kësaj, masat e kursimit janë futur në tekstin e buxhetit. Kjo është bërë duke pasur parasysh se është i domosdoshëm frenimi i marrjes së borxheve, ka arsyetuar qeveria vendimin e marrë në mbledhjen e saj të sotme, bëhet e ditur në një komunikatë. Nëse do të veprohej ndryshe, atëherë duhen pritur rënie të të ardhurave nga taksat.

Edhe  në qëndrimin e kumtuar mbi politikën financiare në shkurt të këtij viti qe bërë e qartë se të hyrat në vitin 2015 do të jenë nën nivelin e pritur.

Shkaku kryesor për këtë është tatimi i drejtpërdrejtë federal i cili në vitin 2013 pati mbetur dukshëm nën vlerësimin që e parashihte plani financiar 2015-2017. Dhe kjo do të ketë ndikimin edhe në vitet pasuese. Veç kësaj, shtrenjtimi që mbetet në vazhdimësi i ulët, po kështu e zbeh rritjen e të hyrave.

Të dy efektet kanë ndikimin e tyre që të dalat maksimale të lejuara për vitin 2015 të jenë për 870 milionë franga më të ulëta se sa ishte paraparë në planin financiar, thuhet në komunikatën për shtyp të Këshillit Federal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)