Zvarritja e privatizimit të PTK-së, çështje politike
Prishtinë, 29 tetor - Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore (BB), në Kosovë, Jan Peter Olters, ka deklaruar se zvarritja e privatizimit të PTK-së për një kohë të gjatë është çështje politike.
Ai këto komente i ka bërë të martën në konferencën për raportin e Bankës Botërore Doing Biznes, në të cilin Kosova është renditur në vendin e 86.