Zvarritet funksionalizimi i ujësjellësit në Polac
Polac, 16 mars - Banorët e fshatit Polac të Skënderajt po përballen me vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm.
Kështu ka treguar Isuf Hoti, banor dhe kryetar i këtij fshati me rreth 500 familje e afro 3 mijë banorë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Hotit, furnizimin me ujë banorët e Polacit e bëjnë me bidonë nga Skënderaj,duke bartur me vetura e mjete të tjera.
Duke i parë këto telashe, Komuna e Skënderajt para disa vjetësh e ka nisur, kurse në përmbyllje të vitit të shkuar, e ka përfunduar projektin e ujësjellësit: Prekaz i Epërm, Polac- Dashefc, thotë Hasan Shala, drejtor komunal i Urbanizmit, për të cilin Komuna nga buxheti i vet, e mbështetur me 100 mije euro nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, ka investuar 630 mijë euro.
/Koha Ditore/