Zuckerberg, miliarderi që vazhdon të jetë modest
New York, 11 prill - Investimet miliardere të ditëve të fundit kanë konfirmuar se Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan, janë personat më të pasur në planet dhe miliarderët më të rinj në moshë të të gjitha kohërave.
Sipas burimeve zyrtare vetëm vitin e fundit Zuckerberg ka fituar 3.3 miliardë dollarë. Por, pavarësisht këtyre shifrave ai nuk e ka ndryshuar stilin e tij të jetesës.
Blerja e tij më e shtrenjtë është apartamenti 90 milionë dollarësh në New York. Sigurisht që ai ka investuar në pasuri të patundshme dhe pse pjesën më të madhe të tyre e ka dhënë me qira, por së bashku me gruan e tij Zuckerberg merr pjesë në shumë aktivitete bamirësie dhe financon një numër të madh misionesh edukative.
Pra jeta e të dy miliarderëve të rinj është shumë larg luksit të shfrenuar që ata shumë mirë mund ti lejonin vetes nëse do të donin.