18 Nëntor 2024

Zogaj: Qeveria e ardhshme ta kthejë vëmendjen kah zhvillimi ekonomik

Prishtinë, 9 maj - Qeveria e ardhshme duhet ta kthejë vëmendjen kah zhvillimi ekonomik i Kosovës. Në këtë drejtim, ajo duhet të hartojë një strategji të zhvillimit socio-ekonomik dhe të përcaktojë sferat të cilat do të bartëse të zhvillimit.

Kështu thotë hulumtuesi i Institutit RIINVEST, Alban Zogaj, në një intervistë për radio Kosovën.

Trendi i rritjes ekonomike prej 3 deri në 4 për qind, është i pamjaftueshëm për të zbutur problemet e mëdha me të cilat përballet ekonomia vendore. Synimet e qeverisë së ardhshme duhet të jenë që rritja të arrijë të paktën deri në 10 për qind, thotë hulumtuesi i RIINVEST-it, Alban Zogaj. Qeveria në largim nuk e ka pasur prioritet ekonominë, prandaj sipas Zogajt këtë gjë duhet ta bëjë qeveria e ardhshme.
 
“Do të kërkohet prej qeverisë së ardhshme që të hartohet një plan i mirëfilltë zhvillimor. Dhe ky plan nënkupton një strategji se si do të zhvillohet kjo ekonomi, çfarë kahu do të merr, cilat do të jenë politikat kryesore, dhe cilët do të jenë sektorët apo cilat do të jenë lokomotivat që do ta çojnë përpara ekonominë”, thotë Zogaj.
 
Zogaj thotë se kthimi i fondit të privatizimit dhe të Trustit pensional në Kosovë, paraqet kapital të freskët dhe do të kishte efekte pozitive në ekonomi. Por sipas tij, nevojitet transparencë më e madhe për krijimin, menaxhimin dhe shpërndarjen e tij.
 
“Procesi duhet të jetë shumë transparent, me një përgjegjësi shumë të madhe pasi ka arsye që të mëdha të keqpërdorimit, mundet me u përdorë për interesa politike, interesa të grupeve të caktuara dhe këtu është rreziku kyç”, thekson ai.
 
Përndryshe, Zogaj thekson se qeveria e ardhshme, përveç strategjisë së zhvillimit ekonomik, duhet të përqendrohet edhe në përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes, në forcimin e efikasitetit të gjykatave, në përmirësimin e cilësisë së arsimit, e njëkohësisht të ndihmojë ndërmarrjet e vogla e të mesme, që të bëhen gjenerator i zhvillimit ekonomik. Në të kundërtën sipas tij, gjendja ekonomike mund të përkeqësohet edhe më tej.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)