17 Nëntor 2024

Zogaj: Kosova pati rritje të ulët ekonomike

Prishtinë, 2 janar - Alban Zogaj nga Instituti “RIINVEST”, ka deklaruar se  vitit 2014-të, ka qenë viti i vështirë për ekonominë e Kosovës, pasi kishim një ulje të ulët ekonomike prej 3 për qind, që është  që është rritje e ulët ekonomike për të përmirësuar gjendjen e vështirë në aspektin e punësimit dhe disbalanceve tjera ekonomike që i kemi në Kosovë, duke filluar nga niveli  i lartë i varfërisë.

“Një prej arsyeve të mëdha që kishim rritje të ulët, është rënia e Investimeve private, si lokale ashtu dhe të huaja. Ne nuk po arrimë të risimi  nivelin e Investimeve, për arsye se rritja ekonomike është komplekse, pasi Investimet nuk po rritën pasi kemi mjedis të pafavorshëm biznesor, normat e interesit janë të larta. Investitorët e Jashtëm nuk janë të interesuar për të investuar në Kosovë, për shkak të mjedisit të pa favorshëm dhe nivelit të lartë të korrupsionit dhe një Gjyqësori jo efikas, për shkake të burimeve njerëzore që nuk janë krejtësisht profesionale e kështu me radhë”, ka theksuar ai për gazetën “Epoka e re”.

Sipas tij Kosova ka një mori çështjesh që po ndikoj të mos kemi Investime të larta, nga ana tjetër edhe aspekti i tregtisë së jashtme ka ngecë dhe s’ka pas përmirësim në bilancin tregtarë, e vetmja rritje vjen tek shpenzimet qeveritare dhe kjo rritje kryesisht është  e bazuar në shpenzimet publike, por do duhej të ishte e bazuar në sektorin privat.

“Vazhdimisht po e theksojmë se rritja ekonomike duhet me pas bazën në sektorin privat e jo në sektorin publik siç po ndodh deri tani. Ka qenë një vit i vështir për shkak të ngërçit politik që ka zgjatur mbi 6 muaj dhe ka pasur efekte negative, kështu që konsumi i përgjithshëm ka ngecë. Të gjitha këto janë treguesi makroekonomik që e kanë pru në një situatë të vështirë”, ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)