Zoellick: Eurozona duhet të thellojë reformën strukturore
Washington, 18 dhjetor - Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se nuk ka formulë magjike për krizën e borxhit në Eurozonë dhe se për zgjidhjen e kësaj krize duhet medoemos që Eurozona të ecë më tej me reformën strukturore, duke shtuar fuqinë e saj konkurruese.
Zoellick tha në një seminar në Uashington se pas shpërthimit të krizës, qoftë në Eurozonë, apo edhe në ekonomitë e reja, janë kufizuar masat për stimulim ekspansionar.
Për këtë arsye, sipas Zoellick-ut, vendet e Eurozonës duhet të nxisin reformat strukturore, si në edukim dhe trajnim, për të mbështetur rritjen ekonomike.
Ndërkohë, ai theksoi se vendet jugore të Eurozonës duhet të përpiqen për shtimin e fuqisë së tyre konkurruese.