Ziraat Bankasi anëtarësohet në Shoqatën e Bankave të Kosovës
Prishtinë, 22 korrik - Që nga korriku i këtij viti, në Shoqatën e Bankave të Kosovës është shtuar një bankë anëtare.
Kjo është banka T.C. Ziraat Bankasi A.S. dega ne Kosovë. Ziraat Bank është themeluar në vitin 1863 ndërsa konsiderohet se është njëra ndër bankat më të mëdha në Turqi.
Ziraat Bank është një bankë sovrane (kapitali aksionar i Bankës është 100% në pronësi të Nënsekretariatit Turk të Thesarit).
Deri më 31 Dhjetor 2014 rrjeti i Ziraat Bank përfshinte 1682 degë lokale dhe 25 degë ndërkombëtare.
Banka, në përputhje me strategjinë e saj bankare ndërkombëtare, synon të siguroj produkte e shërbime bankare të korporatave dhe individëve përmes një strukture të mirë dhe tregu të definuar dhe një modeli të biznesit të orientuar drejt klientëve në Kosovë.
Për anëtarësimin e Ziraat Bank në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Menaxheri I degës në Kosovë Meriton Sunduri tha se Është kënaqësi e jona që të jem anëtarë në Shoqatën e Bankave të Kosovës si dhe e mirëpresim bashkëpunimin gjatë viteve të ardhshme të rritjes sonë në Kosovë.
Kurse, nga Shoqata e Bankave të Kosovës Petrit Balija, deklaroi se Është një nder i madh të kemi një bankë dhe investitorë të tillë në Kosovë siç është Ziraat Bank. Mendoj se Ziraat Bank do të kontribuoj shumë pozitivisht në rritjen e qasjes në financa për qytetarët e Kosovës dhe bizneset në Kosovë.
Kjo bankë sjell një përvojë të jashtëzakonshme duke pas parasysh që është një ndër bankat më të vjetra dhe më të mëdha në rajon dhe më gjerë. Ne si Shoqatë e Bankave të Kosovës do të jemi në mbështetje të plotë të stafit dhe menaxhmentit të Ziraat Bankës.