02 Nëntor 2024

Zhvlerësimi i rublës thellon krizën financiare në Rusi

Moskë, 20 shkurt - Kjo javë kishte filluar me zhvlerësimin e rublës ruse, në raport me dollarin amerikan, duke arritur nivelet më të ulëta që nga fillimi i këtij viti.

Zhvlerësimi i rublës është duke ndodhur si pasoj e rrënjës së çmimeve të naftës, rënie e cila është duke ndodhur si rezultat i pasigurisë në tregjet e naftës.

Pritshmërit e Qeverisë dhe Bankës Qendrore Ruse, që Organizata e shteteve prodhuese të naftës, do të ndërhyje në tregun e naftës, duke zvogëluar prodhimin, me qëllim rritjen e çmimit të naftës, nuk është duke ndodhur.

Kjo ka ndikuar që rublës ruse të vazhdoj të zhvlerësohet, duke ju afruar nivelit prej 65 rubla për dollarë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, devalvimi i valutës ruse pritet të vazhdoj gjatë tërë këtij vitit, pasi që parametrat ekonomikë rus nuk janë të volitshëm.

Kompanitë ruse që merren me shitjen e naftës dhe gazit, e që së bashku në strukturën e eksporteve ruse marrin pjesë me mbi 60%, që nga fund vitit i kaluar, si dhe gjatë këtij fillim viti, kanë rënie të shitjeve dhe fitimeve.

Kjo pritet të reflektohet në ekonomin ruse, çka do të thotë më pak të hyra për buxhetin e shtetit, çka do të reflektohet ne dobësimin e valutës ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)