19 Nëntor 2024

Zhvlerësim historik i lirës turke

Ankara, 20 janar - Në të njëjtën kohë me krizën politike në Turqi, monedha kombëtare turke, lira, ka pësuar zhvlerësim historik.
Tani një dollar amerikan të tregun turk këmbehet me 2.23 lira, kure një euro me 3.20 lira. Më parë një dollarë amerikan këmbehej me 2 lira, kurse një euro me 2.70 lira.

Ekspertët e ekonomisë në Ankara, besojnë se ky zhvlerësim i lirës turke është si rezultat i tensionit politik në Turqisë dhe javën e ardhshme lira turke pritet të zhvlerësohet edhe më shumë.

Gjatë operacioneve kundër korrupsionit financiar të kryera në Turqi, policia e këtij vendi në Stamboll kishte arrestuar dhjetëra persona. Personat e arrestuar janë të lidhur ngusht me qeverinë e Turqisë.

Qeveria e Ankarasë pas operacioneve të policisë, ka shkarkuar disa shefa të policisë dhe gjykatave, gjë që ka shkaktuar tensione të larta politike në këtë vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)