Zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës shqetëson vendet e pasura
Londër, 29 mars - Zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës e cila është kthyer në ekonominë e dytë më të madhe në botë, nëpër disa vende dhe në veçanti në vendet e pasura është bërë shkak i shqetësimit.
Sondazhi që ka bërë institucioni anglez i medias BBC në 27 vende ka nxjerrë në pah një përqasje të tillë.
Përqindja e atyre që mendojnë se marrëdhëniet tregtare të Kinës me vendet e tjera nuk janë të ekuilibruara është tepër e lartë.
Në një vështrim të përgjithshëm të sondazhit vihet re se gjysma e pjesëmarrësve i afrohen pozitivisht fuqizimit ekonomik të Kinës.
Kurse përqindja e atyre që bëjnë vlerësimin se ky është një zhvillim negativ, është 33%.