15 Nëntor 2024

Zhvillimi ekonomik nuk mund të paramendohet pa një arsimim cilësor

Prishtinë, 11 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në ceremoninë e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Gjimnazit “Frang Bardhi”.

Duke i uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e Mitrovicës për këtë shënim jubilar të themelimit të këtij gjimnazi, i cili mban emrin e shkrimtarit të madh të letërsisë së vjetër shqipe, Frang Bardhi, kryeparlamentari Veseli theksoi se ndihet i emocionuar, por edhe krenar, që dikur ishte nxënës i kësaj shkolle, e cila sivjet nxori gjeneratën e 62-të të maturantëve.

Kreu i Kuvendit tha se Gjimnazi “Frang Bardhi” është një vatër e rëndësishme e arsimit dhe simbol i qytetit të Mitrovicës e i emancipimit, ndërsa historia e tij është e veçantë, sepse nga bankat e saj nxori, intelektualë dhe kuadro të njohura të fushave të ndryshme, dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, me veprimtarinë e tyre, i dhanë shumë Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.

“Investimi në arsim dhe rrjedhimisht, rritja e cilësisë së tij, duhet të jetë një nga prioritetet në ditët e sotme, sepse, zhvillimi ekonomik nuk mund të paramendohet pa një arsimim cilësor të gjeneratave të reja.\"

\"Kushtet bashkëkohore kërkojnë rini të kualifikuar, të përgatitur për t’u përballur me sfidat globale”, theksoi kryetari Veseli.

Ai tha Mitrovica gjithmonë do të mbahet mend si vend i dijes, punës dhe sakrificës, për ta shtyrë Kosovën përpara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)