17 Nëntor 2024

Zhvillimi ekonomik mbetet prioritet i Komunës së Mitrovicës

Mitrovicë, 13 shkurt - Drejtori i Bujqësisë dhe Zhviullimit Rural,  në Mitrovicë Nasuf Aliu, ka organizuar një takim me bizneset kryesore në komunën e Mitrovicës, ku është prezantuar plani i punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që përfshin angazhimin për krijimin e ambientit për zhvillim dhe investime, ndërmjetësimin në projekte dhe partneritet, mundësinë e trajnimeve, bashkëpunimin dhe koordinimin në drejtim të  zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Mitrovicës.

Në takim morën pjesë edhe drejtoresha e Agjensionit Zhvillimor Rajonal Veri (AZHRV)), Rreze Duli, zyrtarja e DRC-së në Mitrovicë, Sibel Apri, si dhe pronarë të shumtë të bizneseve.  

\"Ne do jemi një zyrë konsulente e cila do ju mbështes në punën dhe angazhimin tuaj, qoftë në njohjen me mundësitë për zhvillim, projektet  e ndryshme, apo si ndërmjetësues në përfitimin e grandeve që do ju sigurojnë juve mundësi të reja të avancimit të biznesit që keni. Në të njëjtën kohë do  jemi të hapur në shqyrtimin dhe përmbushjen e kërkesave dhe nevojave që keni si biznese\" tha drejtori Aliu.

Ndërkaq, Florije Ibishi, nga Zyra e regjistrimit të bizneseve, ka theksuar angazhimin për krijimin e kushteve dhe lehtësimin e mënyrës së funksionimit të bizneseve në komunën tonë.

Drejtoresha e AZHRV-së, Rreze Duli, ka theksuar se Agjensioni do ofroj mbështetje dhe grande për bizneset, si dhe do i ndihmoj ata në trajnime dhe përgatitje të projekteve konform standardeve që kërkohen nga Komisioni Evropian.

Drejtori Aliu njoftoi se është duke punuar një skedar me bizneset prodhuese dhe jo prodhuese, ndërkohë që po punohet që produktet e bizneseve në Mitrovicë, të prezantohen të gjitha përmes panaireve, në të cilat mund të gjenden edhe  mundësi për bashkëpunim.

Lidhur me punën, vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, kanë diskutuar Muharrem Osmani, prodhues i shamponëve, Bilall Hasani nga \"Mintromont\", Afrim Shabani, nga \"Bunjamini\", Mimoza Abrazhda nga \"Bioenamela\", Hasime Tahiri-Hasani, nga \"Mundësia etj.

Në fund të takimit zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e bizneseve u dakorduan që të shtojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve në të mirë të zhvillimit të vendit dhe avancimit të bizneseve në Mitrovicë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)