Zhvillimet e fundit në praktikat më të mira të qeverisjes korporative
Prishtinë, 11 qershor - Rrjeti CSR Kosova mbështetur nga International Finance Cooperation (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, organizoi një ngjarje në Swiss Diamond Hotel Prishtina, mbi zhvillimet e fundit në Praktikat më të Mira të Qeverisjes Korporative: Standardet më të Larta të BE-së në Deklarimin dhe Raportimin e Integruar.
Robert Wright, CEO i Raiffeisen Bank dhe gjithashtu Kryetar i Bordit të Kosovo CSR Network, tha se qeverisja korporative duhet të jetë një prioritet i lartë për sektorin e biznesit të Kosovës, sepse për fat të keq kjo nuk është praktikuar aq sa është dashur dhe standardet e qeverisjes së korporatave në Kosovë jane me te ulta se ajo qka konsiderohet normale apo e pranueshme në vitin 2014 në Evropë.
Znj.. Sagita Muco, reprezentuese e IFC-së në Kosovë theksoi se qellimi I IFC-së është të promovojë tregje të hapura dhe konkuruese në vendet në zhvillim, të mbeshtetë kompanitë përmes financimit dhe shërbimeve këshilluese dhe në fund ndihmon të gjenerojnë vende pune produktive dhe të japin shërbimet e domosdoshme.
Znj Muco përsëriti fokusin e IFC-së në rritjen e investimeve në Kosovë dhe rëndesinë e performances së standardeve kur vendoset të investohet. Përveç investimeve, IFC punon me kompani përmes shërbimeve këshilluese për të mbështetur ato në përmirësimin e efikasitetit të burimeve si ato mjedisore, sociale dhe standardet e qeverisjes.
Gjatë eventit Agon Gashi, nga korporata lokale Meridian Cooperation tregoi një shembull të shkëlqyer se si përmirësimet në qeverisjen e korporates kanë rezultuar me përfitime për kompaninë nëpërmjet demostrimit të përgjegjshmërisë ndaj aksionerëve, duke ruajtur besimin e publikut dhe gjithashtu u ka ndihmuar për të ulur koston financiare.
Një nga elementet kryesore që të gjitha palet ranë dakord ishte se transparenca çon në performancë më të mirë për të gjitha kompanitë, dhe kjo është e lidhur jo vetëm me zbulimin e informacionit financiar, por edhe sa i përket informacionit mbi çështjet mjedisore dhe sociale. Sipas IFC, Kiril Nejkov, është vërtetuar se kompanitë transparente kanë performanca më të mira me kalimin e kohës, kanë shpenzime më të ulta financiare, terheqin dhe mbajnë pnonjës më të talentuar dhe në fund të fundit janë më të seuksesshme.
Ai theksoi se një nga qasjet më të sofistikuara dhe gjithëpërfshirëse per te siguruar transparencë të cilësisë se larte është Raportimi i Integruar, si cikel i mendimit dhe raportimit të integruar, duke rezultuar në ndarjen efikase dhe produktive të kapitalit, duke shërbyer si një forcë për stabilitetin dhe qendrueshmerine financiare.
Sipas Znj Lindita Daija, Drejtoreshe Ekzekutive e Kosovo CSR Network, qeverisja e mirë është shumë e rëndësishme për një korporate që dëshiron të shihet si një investitor i qëndrueshëm. Ajo theksoi se qeverisja e mirë zgjeron pikëpamjen tradicionale të qeverisjes për të mbuluar dimenzionin e Pergjegjesise Shoqerore Korporative dhe kjo është një mënyrë e strukturuar për të trajtuar sfidat e një shoqërie në ndryshim.
Prandaj, Kosovo CSR Network në partneritet me International Finance Cooperation do të vazhdojë të promovojë Praktikat me te Mira te Qeverisjes Korporative dhe përmes këtij partneriteti të suksesshëm, ata do të inkurajojnë parimet e CSR në praktikat më të mira të strukturuara.