Zhelezara Smedereva nën menaxhim të kosovarit
Prishtinë, 14 prill - Fabrika e çelikut Zhelezara nga Smedereva së shpejti pritet të kalojë nën menaxhim të kompanisë Core Group, e cila është pronë e kosovarit me nënshtetësi britanike, Jeton Sadiku.
Ky i fundit është pronar i Llamkosit. Core Group parashihet të hyjë në marrëveshje me Qeverinë e Serbisë, e cila ia mundëson që pas tre vjetëve të ketë pjesën më të madhe të aksioneve të fabrikës që ka rreth 5 mijë e 500 punëtorë. Kjo marrëveshje pritet ta rrisë eksportin e Kosovës në drejtim të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.