Zhduket avioni i linjës Malaysia Airlines me 239 persona
Kualampur, 8 mars - Një avion i kompanisë ajrore Malaysia Airlines me 239 persona në bord ka humbur kontaktet. Avioni ishte nisur nga Kuala Lumpur me destinacion Pekinin. Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror bëri me dije se avioni duhet të mbërrinte në Pekin rreth orës 06:30 minuta më atë lokale (23:30 me orën tonë).
Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua, raportoi se autoritetet kineze të aviacionit kanë konfirmuar se 160 kinezë ishin në bordin e avionit, që ka humbur nga radarët në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Vietnami.
Autoritetet në Vietnam bënë të ditur se avioni dyshohet të ketë rënë në det, rreth 300 km larg ishullit Tho Chu.
Ndërkohë sipas mediave kineze, dy anije të marinës së Pekinit janë nisur drejt zonës ku mendohet se ka rënë avioni.