15 Janar 2025

Zhduken 300 mijë euro në Doganën e Kosovës

Prishtinë, 19 nëntor - Doganës së Kosovës i janë “avulluar” 300 mijë euro nga pagesat për zhdoganimin e mallrave në terminalin doganor në Pejë.

Kjo ka ndodhur me rastin e zhdoganimit të mallrave që kanë hyrë nëpërmjet pikëkalimit kufitar në Kullë, e cila lidh Kosovën me Malin e Zi, nga importuesit, të cilët pagesat e nevojshme ndaj Doganave i kanë bërë nëpërmjet Agjencisë për Transfere Parash, Unioni Financiar i Prishtinës (UFP), dega në Pejë.
 
Kjo e fundit u ka lëshuar importuesve vërtetime origjinale për pagesat e kryera, në bazë të të cilave oficerët doganorë më pas i kanë lëshuar ngarkesat me mallra nga terminali, ndërsa dega e UFP-së asnjëherë nuk i ka bartur mjetet e paguara në vlerë prej rreth 300 mijë euro në llogari të Doganave.

Pas përvetësimit të 300 mijë eurove të Doganave nga punonjësit e degës së UFP-së në Pejë, mësohet se kjo e fundit tashmë është mbyllur, ndërsa nuk dihet fati i këtyre parave që i takojnë buxhetit të shtetit.

Zyrtarët e Doganave të Kosovës kanë konfirmuar për “Zërin” se dega e Unionit Financiar të Prishtinës (UFP) në Pejë nuk i ka bartur në llogarinë e tyre rreth 300 mijë euro.

Prandaj, sipas tyre, kanë filluar hetimet nga Dogana, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila e ka licencuar këtë institucion për transfer parash.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)