Zhduken 200 mijë euro nga kontoja e Ipeshkvisë
Prishtinë, 2 mars - Rreth 200 mijë euro, të dhëna donacion vite më parë për ndërtimin e katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, dyshohet se janë zhdukur nga kontoja bankare e Kishës Katolike.
Ndonëse nuk dihen ende emrat e personave si të dyshuar të mundshëm, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë, ka intensifikuar hetimet në gjetjen e tyre pas një kallëzimi penal të pranuar nga Ipeshkvia e Kosovës.
Prokurori publik i qarkut, Lulëzim Sylejmani, i cili ka në duar dosjen e dorëzuar nga Ipeshkvia, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për humbjen e rreth 200 mijë eurove.
Ipeshkvia e Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal në janar të këtij viti, ku tregon për zhdukjen e rreth 200 mijë eurove, zhdukje kjo e të hollave që ka ngjarë në vitin 2005 deri në vitin 2006, ka konfi rmuar prokurori Sylejmani, shkruan Zëri.
Sipas tij, paratë e humbura kishin qenë donacion për ndërtimin e katedrales Nëna Tereze në Prishtinë dhe, si të tilla, kishin qenë të deponuara në Bankën Kreditore të Prishtinës, filiali në Prizren.