Zhbogari: Kosova ka nevojë për ekonomi të lirë
Prishtinë, 19 mars - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se BE-ja, do të ndihmojë Kosovën, që të ketë një ekonomi të lirë, konkurruese dhe të qëndrueshme.
Në takimin tonë të parë vitin e kaluar ne diskutuam rreth mundësive për një organizim më të mirë të investitorëve Evropian në Kosovë. Ne ishim duke shqyrtuar mundësitë më të mira për të themeluar një organ i cili do të jetë në gjendje që të ofroj vetë-ndihmesë dhe avokim rreth praktikave më të mira të të bërit biznes në Kosovë, ka theksuar Zhbogar, në Asamblenë e parë e Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), të mbajtur në Prishtinë.
Sipas tij tani KIE-ja ka marrë formën e tij finale.
Këshilli i Investitorëve Evropian përveçse ofron vetë-ndihmesë, ofron edhe ndihmesë dhe këshillime edhe për të tjerët duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës. Dëshiroj të potencoj edhe një herë mbështetjen tonë të plotë ndaj Këshillit të Investitorëve Evropian. Ne do të punojmë si partnerë drejt qëllimeve tona të përbashkëta të cilat ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e një ekonomie të lirë, konkurruese dhe të qëndrueshme, ka thënë ai.