Zhbogar: Anëtarësimi në BERZH është një arritje e madhe
Prishtinë, 16 nëntor - Kreu i Zyrës Evropiane në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kreu i Zyrës Evropiane në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Duke qenë anëtare e 66-të e Bankës, është një arritje e madhe e Kosovës, një njohje në përpjekjet e saj ndërkombëtare dhe shumë e rëndësishme për të gjithë, një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në urimin e Zhbogarit.
Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të hap dyert në projekte të rëndësishme zhvillimore të cilat do ta përmirësojnë kualitetin e jetës në qytetarëve të Kosovës, do të jetë shtysë për zhvillimin e sektorit privat dhe do të kompletojë ndihmën e BE-së që është e kanalizuar në Kosovë përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit.
Zhbogar ka dhënë një kontribut shumë të madh në anëtarësimin e Kosovës në këtë bankë.