07 Nëntor 2024

Zgjona, në funksion të transparencës dhe një sistemi modern tatimor

Prishtinë, 27 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ndër prioritet kryesore ka përmirësimin e proceseve kyçe tatimore, përmes implementimit të shumë projekteve të cilat inkurajojnë përmbushjen e obligimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, në funksion të një sistemi modern tatimor dhe në funksion të lehtësirave të arritjes së objektivave të përgjithshme.

E një ndër ta është edhe  projekti i Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative, i cili mbulon dispozitat ligjore që lidhen me gjobat dhe ndëshkimet për shkeljet, parregullsitë dhe kundërvajtjet në fushën e tatimeve duke siguruar njëtrajtshmëri, saktësi dhe shpejtësi në  shqyrtim e rasteve në drejtim të përmbushjes vullnetare.

Gjithashtu, brenda funksionit të ZGJONA-së do të përfshijë edhe veprat penale në fushën e tatime, kur kjo të hyjë në zbatim me aktet përkatëse ligjore. Por, nuk përfshinë ato gjoba dhe ndëshkime që lidhen me funksionin e mbledhjes së detyrueshme. Njëherësh, do të ketë parasysh lehtësimet nga ndëshkimet aty ku parashohin dispozitat ligjore.

Qëllimi kryesor i aktiviteteve të ZGJONA-së, është ngritja e aftësive shërbyese për tatimpaguesit përmes një administrate moderne, duke mundësuar specializimin në fushën e gjobave e ndëshkimeve dhe specializim në fushën e veprave penale tatimore, si dhe lehtësimin e kontrolleve dhe vizitave.

ATK është duke përmbushur vizionin e saj, në mënyrë që të ketë besueshmëri dhe respekt, si dhe të arrij të jetë e krahasueshme me administratat tatimore moderne,  të vendeve të zhvilluara!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)