19 Nëntor 2024

Zgjidhja e problemit të pensioneve gjendet në Kosovë

Bernë, 6 dhjetor - Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, kërkon nga institucionet kosovare që të plotësohen me urgjencë kushtet e parashtruara nga shtetit helvetik, në mënyrë që të mundësohet një marrëveshje ndërshtetërore.

Takimi i së hënës, më 2 dhjetor 2013, në nivel ministrash në Bernë  për Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës është një hap para në vlerësimin të kushteve, të cilat duhet t‘i përmbushin institucionet kosovare për elaborimin e një marrëveshjeje të sigurimeve shoqërore mes shtetit të Zvicrës dhe Kosovës.

Nga data 1 prill 2010, pas një vendimi të Këshillit federal, Zvicra nuk zbatohet më me Kosovën marrëveshja për sigurime shoqërore të arritur më parë me ish-Jugosllavinë. Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar këtë vendim në qershor të vitit 2013.

Zvicra zyrtare ka kërkuar nga shteti i Kosovës përmbushjen kushteve administrative dhe ligjore, për t‘i hapur rrugë Këshillit Federal dhe Parlamentit Zviceran për miratim të një konvent të tillë. Legjislacioni i Kosovës duhet të garantojë eksportimin e shtesave sociale, gjë e cila nuk zbatohet  aktualisht.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës  kërkon nga institucionet kosovare që të plotësohen me urgjencë kushtet e parashtruara nga shtetit helvetik, në mënyrë që të mundësohet një marrëveshje ndërshtetërore.

Në këtë kontekst KSHZ-ja kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës që të tregojnë më shumë vullnet politik për zgjidhjen e këtij problemi, i cili duket se është neglizhuar pa pasur nevojë.

KSHZ i shpreh mirënjohje Qeverisë së Zvicrës që ka hapur rrugën për ekzekutimin e një marrëveshjeje bilaterale në mes dy shteteve.

KSHZ konsideron se çelësi i zgjidhjes së këtij problemi social tani gjendet në Kosovë!


„Presim nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës t’i japin prioritet zgjidhjes së këtij problemi, nga ku do të merrte fund ankthi pritës i pensionistëve kosovarë”, thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) në lidhje me takimin ndërmjet ministrit federal të Zvicrës, Alain Berset, dhe ministrit kosovar për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq, me theks të veçantë sigurimet sociale dhe çështja e pensioneve për kosovarët.(albinfo)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)