17 Nëntor 2024

Zgjidhen dhjetë delegatët e regjionit të Ferizajt të AKB-së

Prishtinë, 17 mars - Aleanca Kosovare e Biznesit, ka vazhduar me zgjedhjen e delegatëve të saj në regjionin e Ferizajt, ku përfaqësuesit e bizneseve të kësaj ane në Kuvendin e VI, kanë zgjedhur dhjetë delegatët për kuvendin e përgjithshëm.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tregoi se janë duke vazhduar procesin zgjedhor të të gjitha strukturave  në të gjithë terrietorin e Kosovës. Pas zgjedhjeve në regjionin e Mitrovicës, procesi zgjedhor po realizohet edhe në regjionin e Ferizajt.

Kreu i AKB-së, tregoi se pas mbajtjes së procesit zgjedhor në të gjitha regjionet, pritet të mbahet edhe Kuvendi i përgjithshëm i AKB-së vme 15 prill. Dhjetë të zgjedhurit, duhet që të jenë zë i fuqishëm dhe të ngrisin shqetësimet dhe telashet e bizneseve, me qëllim të zgjedhjes së tyre në favor të biznesit.  

“Ekonomia e Ferizajt, ashtu sikur ajo e gjithë Kosovës, vazhdon të përparoi, por jo në ritmin e duhur. Për këtë më së miri po e tregon edhe largimi jo vetëm i bizneseve vendëse dhe të huaja, por edhe i  qytetarëve, ku vendin e kanë lëshuar mbi 100 mijë qytetarë dhe pasojat e të cilave janë afat gjate,  jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe atë demografik e sidomos realizmit të të hyrave buxhetore në të gjitha sferat”, tha Agim Shahini.

Ai ka përmendur edhe shumë sfida, vështirësi e rezultate, duke kërkuar nga institucionet që të ndihmojnë më shumë në zhvillimin ekonomik.

Nga ana tjetër  Nexhat Hasani, koordinator në detyrë i AKB-së për regjionin e Ferizajt, tregoi për rezultatet dhe sfidat e deri tanishme. Ai tregoi se në të kaluarën ka qenë anëtar në Bordin e Ankesave, ku  dhe rreth 80 për qind të ankesave të bizneseve, i kanë realizuar në dobi të tyre.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)