Zgjerohen grevat në Greqi
Athinë, 16 shtator - Arsimtarët grekë që nga dita e nesërme do të fillojnë një grevë pesë ditore, për të kundërshtuar politikat e qeverisë greke për shkurtimin e numrit të punojësve shtetërorë.
Përvec arsimtarëve, edhe punonjësit e sektorëve të shërbimit publik në Greqi, nga dita e mërkurë do të fillojnë nëj grevë dy ditore.
Qeveria greke synon që deri në fund të muajit shtator, të dëbojë nga puna 12.500 punëtorë të sektorëve shtetërorë në kuadër të masave të kursimit, kundrejt marrjes së mbi 200 miliardë euro ndihma financiare.