Zgjedhjet në Greqi "rrëzojnë" euron
Athinë, 7 maj - Euro ka rënë në nivelin më të ulët në tre muajt e fundit, derisa tregjet evropiane, po ashtu kanë shënuar rënie, pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ku dy partitë në pushtet humbën shumicën në parlament.
Analistët thonë se rezultati ka ngritur shqetësimet në lidhje me të ardhmen e pakos ndërkombëtare të shpëtimit të Greqisë dhe zbatueshmërinë e masave shtrënguese të qeverisë.
Aksionet greke kanë rënë 7.7 për qind pas shpalljes së rezultatve, derisa euro ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji janar.