18 Nëntor 2024

Zgjedhjet do të kushtojnë 6.3 milionë euro

Prishtinë, 13 maj - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës 6.3 milionë euro. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka të gjithë buxhetin e duhur, por shpreson se qeveria do t’i japë pjesën e munguar.

“Zgjedhjet do të kushtojnë diku tek 6 milionë e 300 mijë euro. Ne një pjesë të këtij buxheti e kemi harxhuar në fillim të këtij viti për zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicën veriore për kryetar komune. Ne kemi kërkuar rreth 300 mijë euro ekstra shtesë sepse janë mjete që i kemi shpenzuar nga buxheti i paraparë për zgjedhjet parlamentare dhe besoj se këto na rimbursohen me një vendim të qeverisë”, deklaron kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Pavarësisht se KQZ ende nuk ka një marrëveshje me OSBE-në, Daka mendon se ndihma e saj edhe në këto zgjedhje do të jetë e nevojshme, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

“Nuk kërkojmë një përkrahje si ajo në zgjedhjet e fundit lokale, e cila ishte e përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit, por në një formë shumë më të zbutur dhe me një fushë veprimi shumë më të vogël”, saktëson Daka.

Për shkak të kohës së shkurtër në organizim, edhe sekretariati i KQZ-së po punon që me proçedura të përshpejtuara të prokurimit të kontraktojë materialet e nevojshme për zgjedhjet.

“Ne, në përputhje me nevojat tona, që në këtë rast lidhen me datën e zgjedhjeve dhe në përputhje me specifikat e materialeve zgjedhore që lidhen edhe me fletëvotimet, e kemi bërë riformatimin e aktiviteteve tona të prokurimit, që nënkupton se do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore dhe, brenda zgjidhjeve që ofron ligji do të ndërmarrim aktivitetet tona me qëllim që materialet, në këtë rast edhe fletëvotimet, t’i kemi në kohë”, saktëson Enis Halimi, shef i Sekretariatit të KQZ-së.

Sipas planit operacional të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme, afati i fundit për aplikimin e subjekteve politike për çertifikim është 16 maji, ndërsa deri të hënën pasdite asnjë subjekt nuk kishte aplikuar. / Top Channel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)