05 Nëntor 2024

Zgjedhet Bordi i ri i Shoqatës së Bankave të Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Shoqata e Bankave të Kosovës sot mbajti mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç’rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçarë (2019-2021).  

Në këtë mbledhje, me vota unanime për pozitën e Kryetarit të Bordit është zgjedhur: z. Albert Lumezi, Kryeshef Ekzekutiv i NLB Banka ndërkaq Nënkryetar i Bordit u zgjodh: z. Robert Wright, Kryeshef Ekzekutiv në Raiffeisen Bank Kosovo. 

Kryeshefi Ekzekutiv i SHBK-së, z. Petrit Balija përshëndeti zgjedhjen e kryetarit të ri të Bordit, z. Albert Lumezi dhe nënkryetarit z. Robert Wright duke potencuar se bashkarishtë do të punojnë në dobi të sektorit bankar dhe klientëve të bankave të Kosovës dhe me të gjitha palët e interesit.

Anëtarë të Bordit, me të drejtë vote u konfirmuan: Eriola Bibolli - CEO ProCredit Bank Kosovo, Fatos Krasniqi - CEO Banka Ekonomike, Arton Celina - CEO Banka për Biznes, Orcun Ozdemir - CEO TEB, Meriton Sunduri - Drejtor i Përgjithshëm Ziraat Bank - Dega në Kosovë, Suat Bakkal - CEO BKT Kosovo, Alper Karakoç - Drejtor i Përgjithshëm IS bank - Dega në Kosovë.  

Përgjatë kësaj mbledhje, krahas tjerash u diskutuan edhe Draft Ligji për Banka dhe tema tjera me rëndësi për sektorin bankar ndërsa u vlerësua lartë puna aktuale e SHBK-së në përfaqësimin e sektorit bankar dhe përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe rritjes së qasjes në financa për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)