Zgjatjet afati për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Prishtinë, 31 gusht - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kanë zgjaturn afatin e  thirrjes për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar deri më datë 16 shtator 2020.
Zgjata e afatit sipas MPMS-së është bërë me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.
 
Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar të papunë në  krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. 
Mbështetja me grante do të ofrojë  mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.
  














