08 Nëntor 2024

Zgjatet orari i punës shkaku i faljes së borxheve publike

Prishtinë, 29 gusht – Kompania e Ujësjellësit  Rajonal ” Prishtina” zyra për konsumatorë në drejtorinë qendrore-Prishtinë, njofton të gjithë konsumatorët, që orari i punës nga dita e sotme e deri të premten më 2 shtator 2016, do të zgjatet deri në orën 18:00.

Krejtë kjo për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve për ta shfrytëzuar të drejtën ligjore që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, në kuadër të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili do të shfuqizohet pas pesë ditëve.
 

Ua kujtojmë sërish që nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).

\"Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (amvisëri e biznese) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR ”Prishtina”sh.a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikmëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

Ftojmë të gjithë konsumatorët ( përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ) të vijnë me kërkesat e tyre në  KUR”Prishtina”, në secilën komunë veq e veq, sepse kanë mbetë vetëm edhe 5 ditë\", ka njoftuar Kompania e Ujësjellësit  Rajonal ” Prishtina”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)