08 Nëntor 2024

Zgjatet orari i punës në sektorin e tatimit në pronë

Kaçanik, 30 gusht - Komuna e Kaçanikut njoftoi se Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit, sektori i tatimit në pronë, prej sot e ka zgjatur orarin e punës nga ora 8:00 deri në orën 18:00, me qëllim që t’u shërbejë qytetarëve që duan t’i shlyejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për faljen e borxheve.

Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit ua kujton edhe një herë qytetarëve që të përfitojnë nga falja e borxheve, që zgjat deri më 2 shtator.

Nëse deri në këtë datë nuk shlyhen borxhet e mbetura, qytetarët rrezikojnë që t’u ngarkohen sërish borxhet e falura nga 1 janari 2009 deri më 31 dhjetor 2014 si dhe ndëshkimet për këtë periudhë.
Orari i zgjatur i sektorit të tatimit në pronë vazhdon deri më 2 shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)