28 Dhjetor 2024

Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

Prishtinë, 27 gusht  - Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv u mor vendimi për zgjatjen e afatit deri më datë 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas Udhëzuesit për Ristrukturimin e Kredive për Shkak të COVID-19.

Afati i deritanishëm ka qenë data 31 gusht 2020.

Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të COVID-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor.

Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)