Zgjatet afati për blerjen e borxhit grek
Athinë, 10 dhejtor - Tenderi për blerjen e borxhit grek u zgjat deri nesër më saktë deri në orën 12:00 GMT, bëri të ditur sot Agjencia e Menaxhimit të Borxhit Grek (PDMA).
\"Kemi vendosur të zgjasim afatin e tenderit për obligacionet deri më 11 dhjetor\", deklaroi Stelios Papadhopullos, kreu i PDMA-së.
Faza e parë e këtij operacioni u mbyll më 7 dhjetor ashtu siç ishte parashikuar, por sipas mediave greke, tenderi u zgjat sepse shteti për momentin nuk arrin objektivin prej 30 miliardë eurosh.
Sipas të përditshmes financiare greke \"Naftemporiki\", PDMA deri tani ka mbledhur rreth 27 miliardë euro, ndaj Athina vendosi një ditë më parë të zgjasë tenderin pas konsultimeve me liderët e eurozonës.
\"Kjo zgjatje do t\'u mundësojë investitorëve, të cilët nuk kanë paraqitur ende ofertat e tyre (...) të marrin pjesë në tender\", theksoi kreu i PDMA-së.