Zëvendësministrja Krasniqi dhe kryetari Jashari vizitojnë bizneset e Polacit
Skenderaj, 6 shkurt - Zëvendësministrja e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi se bashku me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me stafin e tije ekzekutiv vizituan sot bizneset e fshatit Polac.
Në fshatin Polac gravitojnë rreth 26 biznese prej të cilave 16 janë shërbyese, ndërsa 10 biznese i takojnë bizneseve prodhuese dhe 4 biznese tjera eksportojnë produktet e tyre në shtetet Evropiane, SHBA dhe Kanada.
Dhe si respekt dhe obligim ndaj këtij komuniteti te suksesshëm të fshatit me inciativen e disa banorëve është organizuar tubim me udhëheqës te Ministrisë se Tregtisë dhe Komunës së Skenderajt.
Në diskutime bizneset e fshatit Polac treguan përkushtimin e tyre në investime, ngritjen e ekonomisë, në përmbushjen e nevojave të tregut dhe mundësinë e hapjes se vendeve të punës!